Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka përcjell nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai gjatë vizitës qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, tha se është sitë e rëndësishme për demokracinë.
Tutje, ambasadori Szunyog ka treguar për gjendjen në komunat serbe në Kosovë, duke thënë se kanë dërguar vëzhgues edhe në këto komuna, dhe po ashtu do të dërgojnë edhe disa vëzhgues të tjerë gjatë ditës.
“Ne kemi caktuar më herët një numër të vëzhguesve afatgjatë për komunat serbe dhe sot do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurt. Natyrisht duhet ta përmend edhe një numër të organizatave ndërkombëtare që po ndihmojnë. Po ashtu edhe shumë ambasada që nuk janë pjesë të BE-së. Ndërsa EULEX-i do të mbikëqyrë sigurinë. Për mua është shumë e rëndësishme që në të gjitha komunat të ketë mbarëvajtje të mirë”.
“Natyrisht komunat serbe janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë prandaj po marrin pjesë në zgjedhje. Komunat janë pjesë e sistemit të Kosovës”.
Ai u ka bërë rritje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
“Është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kovës, dhe dua t;i ftojë të gjithë qytetarët të luajnë rol aktiv në të ardhmen e Kosovës. Kemi dërguar vëzhgues të shumtë, dhe do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurtë. Dua të theksoj se vëzhgimi i BE-së do të përgatiti një raport dhe do të publikohet të martën në mëngjes, do të prezantohet nga kryeshefi Lucas Mandle”.
“Kemi biseduar me menaxheren e votimit dhe numri duke i kënaqshëm i pjesëmarrësve. Është një ditë që kanë mundësi të shfrytëzojnë influencës tyre dhe do ta vendosën për të ardhmen e komunës së tyre”./Gazeta Enigma.