Përparim Rama shpall fitoren në selinë e LDK-së, feston bashkë me simpatizantë, shkruan Gazeta Enigma.
Pavarësisht Exit Poll i realizuar nga “Albanian Post”, ku fitues në kryeqytet deri tani është Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Arben Vitën, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar festën në selin e partisë.
Ndërkohë, deri tani Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.
I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ismaili në këtë garë ka kapur shifrën e 20.9%./Gazeta Enigma/.