[21:12] Janë numëruar rreth 32% e votave në komunën e Gjakovës, ndërkohë që Mimoza Kusari Lila ka ngushtuar epërsinë në krahasim me Ardian Gjinin.
Gjini ka rënë nën 50% për herë të parë prej fillimit të numërimit të votave.
Gjini ka 6.394 vota apo 49.89% të votave. Kusari Lila nga VV ka 4.613 vota apo 35.99% të votave.
[20:44] Ardian Gjini i AAK-së, është në epërsi të madhe ndaj kandidatëve të tjerë në komunën e Gjakovës derisa janë numëruar afër 20% të votave.
Gjini ka 54.85% të votave apo 4.083 vota.
Në vendin e dytë është Mimoza Kusari Lila e VV-së me 28.91% të votave apo 2.152 vota gjithsej.
Në vendin e tretë është Ferdinand Kolaj nga PSHK me 5.59% të votave apo 416 vota.
20:13 – Ka filluar numërimi i votave në disa vendvotime në komunën e Gjakovës. Pasi procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00, ka filluar numërimi i parë ku prin kandidati i AAK-së, Ardian Gjini.
Ardian Gjini nga AAK ka 60.42%
Mimoza Kusari Lila nga VV ka 16.63%
Ferdinand Kolaj nga PSHDK ka 8.29%
Arbënesha Kuqi nga PDK ka 6.54%