Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dobërqan të Gjilanit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Si pasojë, raportohet se ka persona të lënduar.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar poashtu se sipas informatave të deritanishme vetëm një person është i lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulance.
Po ashtu aksidenti shihet të ketë ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të aksidenti./Gazeta Enigma/