Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raporteve të datës 19 tetor 2021, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.
Në Klinikën Infektive po trajtohen 10 pacientë, derisa në Klinikën e Pulmologjisë po hospitalizohen 30 pacientë post-covid-19, ndërsa në Mjekimin Intensiv në Klinikë Infektive, është duke u trajtuar 1 pacient.