Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.
Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, 6.719 janë aktive, ndërsa 6.978 kanë ndërruar jetë. /Gazeta “Enigma”/