Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë fituese në komunën e Ferizajt, ku kandidatë për kryetar ka qenë Agim Aliu. Në zgjedhjet e së dielës, PDK arriti të marrë 62,53% të votave, duke e siguruar kështu fitoren qysh në raundin e parë.
Përveç që doli e para në garën për kryetar të komunës, PDK ka dalë fituese edhe në garën për Kuvend Komunal në këtë qytet. PDK ka arritur të fitoi 19 mijë e 8 vota, apo 42,79% të tyre.
Metro ka siguruar listën e votave të asambleistëve të PDK-së në Ferizaj dhe personi më i votuar atje është Afrim Llabjani, që në zgjedhje barte numrin 5. Përveç tij janë edhe 3 vendet tjera që kanë arritur të marrin vota me mbi 1 mijë.
Ajo që është interesante në Ferizaj, është se gjashtë gra nga PDK kanë arritur të fitojnë ulëse në Asamble me vota, duke mos e shfrytëzuar fare kuotën gjinore.
Më poshtë keni listën e votave të asambleistëve të PDK-së. /Gazeta “Enigma”/