Ajaxi ka shënua fitore ndaj Borussia Dortmund në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Harkëtarët e nisën ndeshjen në sulm duke rrezikuar disa herë që në start.
Goli erdhi në minutën e 11-të, kur Marco Reus devijoi një goditje drejt portës së tij.
Në minutën e 25-të, Sebastien Haller pasoi te Daley Blind i cili shënoi për 2-0.
Nuk kishte më gola në pjesën e parë, ndërsa as në të dytën nuk munguan ato.
Antony shënoi në minutën e 57-të për 3-0, duke i dhënë fund dilemës së fituesit.
Antony! ????⚪️⚫️ pic.twitter.com/1x9M0kF0n0— 3 cores1sótorcida ???????? (????????) (@3cores1torcida) October 19, 2021
Daley Blind ia ktheu ‘borxhin’ e asistimit Sebastien Hallerit i cili shënoi për 4-0.
Ajaxi tani ka 9 pikë në krye të renditjes së grupit, ndërsa Dormund i dyti me 6 pikë