Dukagjini dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm 18 minutash lojë me anë të Mërlakut, por goditja e tij e fuqishme nuk shënjestroi kuadratin e portës.
Më pas, Ballkani rrezikoi me anë të Armend Thaqit, Korenicës e Gripshit, mirëpo as këta nuk ia dolën të gjuanin saktë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë me ritëm edhe më të lartë, me dy skuadrat që tentuan të shënonin.
Për Dukagjini ishte sërish Mërlaku, ai që rrezikoi portën mysafire, por që goditja e tij me kokë doli jashtë porte.
Rasti më i mirë në këtë ballafaqim ishte në minutën e 71-të, kur Mevlan Zeka i Ballkanit gjuajti, por Haxhihamza nuk lejoi të mposhtej.
Skuadra nga Klina nga minuta e 82-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Ahmet Januzi u përjashtua nga loja me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrje të ashpër.
Pas javës së dhjetë, Ballkani ka marrë kreun e tabelës me 18 pikë, falë humbjes së Drenicës nga Gjilani, gjersa Dukagjini është në të dhjetin, dhe 10 sosh./Gazeta Enigma/.