Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti ka qenë ballafaqomi me pandeminë COVID-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre kanë arrit shtimin e punësimit në vend mbi 9 mijë të punësuar.
“Kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave edhe sa i përket vaksinimit të qytetarëve. Derisa, për herë të parë në trendin e rritjes ekonomike, Kosova do të shënoj rritje ekonomike dy shifrore. Sa i përket punësimit, në qeverisjen tonë është numri më i madh i të punësuarve, prej 9300 më i lartë prej që ka ardhur qeveria Kurti”, tha ai.
Këto komente zëvendëskryeministri, Bislimi i ka bërë sot gjatë një diskutimi me temë “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.
Ambasadorja e Suedisë në Kosovës Karin Hernmarck Ahliny me këtë rast tha se mbetet përkushtim i tyre për ta ndihmuar Kosovën në çështjet e mjedisit dhe për zhvillim ekonomik.
Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësoj dialogun e sektorit publiko-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna.
Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrushmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040. Një prej aktiviteteve kryesore të projektit ka qenë organizimi i dialogut privat-publik në shtatë regjionet e Kosovës./Gazeta Enigma/.