Në më pak së një muaj, 690 gjoba shqiptoohen nga AUV

Në më pak së një muaj, 690 gjoba shqiptoohen nga AUV

Numri i rasteve të shumta të vdekjeve dhe i të infektuarve nga Covid-19 gjatë verës bëri që Kosova të ndërmarrë masa më të ashpra kundër përhapjes së këtij virusi.

E, në kuadër të këtyre masave, Qeveria rriti edhe numrin e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilët së bashku me Policinë e Kosovës filluan inspektimet në terren lidhur me respektimin e këtyre masave, shkruan Front Online.

Nga muaji shtator deri më 14 tetor nga Inspektorati sanitar i AUV-it janë shqiptuar 227 gjoba për persona fizik, ndërsa janë gjobitur 463 persona juridik.

Këtë e ka bërë  të ditur për Front Online, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili tregoi se janë 63 biznese që është marrë vendim të mbyllen.

“ Nga 27.09.2021 kontrolli për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID  bëhet sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/37 të datës 24.09.2021. Raporti i aktiviteteve të Inspektoratit Sanitar për zbatimin e masave anti Covid-19, muaji shtator deri me datë 14.10.2021, numri inspektimeve;15,348, Shqiptimi i gjobave për persona fizik: 227 Shqiptimi i gjobave për persona juridik :463 Vendimet e mbylljes së subjekteve 63”, tha Thaçi.

Ai tutje për Front Online tha se gjobat janë shqiptuar varësisht nga lloji i shkeljes, duke treguar se edhe sa ka qenë vlera në euro.

“Varësisht nga lloji i shkeljes janë shqiptuar gjobat bazuar ne ligjin anti-Covid, ku janë nga 35 euro deri në 2000 euro. Për personat juridikë në shumën e gjobës për shkelje, luan rol edhe kategoria se a është biznes individual apo jo”, tha ai.

Zëdhënësi i AUV-it për Front Online më tej theksoi se inspektorët në fokus të kontrollit kanë pasur: ndalimin e grumbullimit të njerëzve, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar respektimin e orarit të punës, mos lejimin e shërbimit në hapësira të mbyllura.

Në Kosovë vazhdon të mbesë në fuqi ora policore.

Pas orës 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve urgjente. / Gazeta Enigma.

Related Articles