Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.
Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.
Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.
Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.
Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren./Gazeta Enigma/