Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

Në mungesë të kuorumit e pas shumë debatesh ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Me këtë rast deputetët nuk kanë rënë dakord për caktimin e datës së intervistimit për anëtarët e Bordit të RTK-së.

Kryetari i Komisionit, Armend Zemaj tha se nga e hëna do të fillojë intervistimi i kandidatëve.

“Prej të hënës në mëngjes, në ora 09:00 të përgatiten, ka me filluar intervisitmi i kandidatëve”. “Do të shkojmë me formën e intervistimit me gojë e di që ka me pas zgjatje dhe na duhet kohë një javë, për minutazhin do të dakordohemi. Momentin që fillon fushata”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i VV-së Armend Muja, ka propozuar që dita e premte të jetë ditë intervistimi, pasi që sipas tij, e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për ngut.

“Duhet të dakordohemi për mënyrën e intervistimit, jo të gjithë anëtarët janë prezent se për shkak të agjendës”, ka theksuar ai.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që mazhornaca ta krijojë shumicën.

“Nëse nuk është opsion se e hëna, komisionet nuk shtyhen sepse anëtarët e tjerë që i bien ligjet në kuvend, të sigurohet mazhoranca dhe të jenë edhe deputetët këtu, nëse mundemi me filluar prej të hënës i lëmë pesë ditë angazhim” ka thënë Deliu-Kodra.

Pas këtyre mospajtimeve e para që ka dalë nga mbledhja e Komisionit, ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, duke pamundësuar edhe kuorumin. /Gazeta Enigma“/

Related Articles