Terminet për vaksinim vazhdojnë të jenë aktive për të gjithë qytetarët e Kosovës edhe pse ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19, shkruan Gazeta Enigma.
Mirëpo nga e premtja qytetarët e Prishtinë kanë filluar të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti” ku është vendosur tenda për vaksinim duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka deklaruar për Gazetën Enigma se kjo po bëhet me qëllimin që të jenë afër personave që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
“Nëse i referohemi statistikave të fundit ditore dhe fluksin e madh të ma hershëm në krahasim me tani nuk do të thotë që ka ra interesimi i qytetarëve, ne jemi duke punuar që të arrijm vaksinimin sa më të madh të qytetarëve qoftë me dozën e parë por edhe me at të dytën”, ka shtuar tutje Bardhi.
Gjithashtu edhe Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Gjilan, Ismet Uruqi ka theksuar se nga dita e hënë edhe në këtë komunë qendra për vaksinim do të kalojn nga objektet e mëdha sportive në objekte më të vogla të qendrave të mejkësis familjare.
“Në baza ditore nga 1200 termine tani kemi 400 termine, i kemi dhënë mbi 82 mijë vaksina dhe afër 36 mijë persona janë vaksinuar me dozën e dytë dhe tani jemi në 400 persona në baza ditore”, ka potencuar Uruqi për Gazetën Enigma.
A pritet të filloj vaksinimi më dozën e tretë edhe në Kosovë?
Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë për Gazetën Enigma se edhe në Kosovë është mirë të fillohet aplikimi për dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës.
“Shumë shtete të zhvilluara po aplikojnë dozën përforcuese si SHBA dhe shumë shtete tjera të zhvilluara andaj mendoj se edhe vendi ynë duhet të shkoj në këtë drejtim me qëllim të luftimit të infektimit me COVID-19”, ka theksuar Ramadani.
Tutje ai ka theksuar se në disa vende të botës po flitet që të bëhet edhe vaksinimi i grup moshave nën 12 vjeç për arsyeje se ky virus nuk po i kursen as fëmijët.
“Grup moshat e caktuara, mbi 65 vjeç, themi më mirë për personat në shtëpinë e pëlqeve të cilët kanë pak imunitet të fituar ose të lindur dhe ata me sëmundje kronike janë kategori te cilët duhet te vaksinohen, me një dozë përforcuese, pasi që atyre imuniteti iu bien shumë shpejt” ka përfunduar ai.
Një gjë të tillë ka pohuar edhe Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Gjilan, Ismet Uruqi.
“Disa shtete e kanë përzgjedh moshën mbi 65 vjeç për të marrë dozën e tretë, ndërsa nën 65 vjeç i kanë përzgjedh persona me probleme kronike dhe stafin shëndetësor”, thotë Uruqi
Mirëpo sipas tij konfirmimin se a ka nevojë për dozën e tretë dhe përzgjedhjen e kategorive e përcakton Komiteti Kosovar për Imunizim.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës./Gazeta Enigma/