Një fëmijë është goditur nga një veturë në Vushtrri, mesditën e së premtes, derisa ishte duke kaluar rrugën.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (fëmijë) këmbësor, pasi i njëjti gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta “Enigma“/