Arrestohet një person pasi tentoi ta vras një person në Istog

Arrestohet një person pasi tentoi ta vras një person në Istog

Në fshatin Studenicë të Istogut, gjatë ditës së premte një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, mirëpo nuk e ka qëlluar.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë.

I dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Studenicë, Istog 22.10.2021 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar, të cilin nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles