Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 1-3.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante ku u panë të gjitha, dy penallti, dy kartonë të kuq, shtylla e gola të anuluar.
Drita në fund mori tri pikët dhe tani është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij për këtë fitore.
“Normalisht ishte ndeshje e vështirë. I përgëzoj djemtë për lojën e tyre, dhanë më të mirën. Fusha ishte e vështirë, por u përshtatëm”, deklaroi Nuhiu.
Trajneri shkupjan i Dritës u pyet edhe për kartonin e kuq të Prince Balds, por ai ka thënë se nuk merret me gjyqtarët pasi i beson vendimeve që ata marrin.
“Sa i përket kartonit të kuq, as nuk e kam parë atë. Tani me sistemin VAR, unë as nuk e lodhi kokën të mendoj për gjyqtarët. I besoj vendimeve të tyre”, deklaroi Ardian Nuhiu.
Ndeshjen e radhës Drita e zhvillon në shtëpi, ku përballë do ta ketë Malishevën