Veprimi i tmerrshëm i Ronaldos, shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Veprimi i tmerrshëm i Ronaldos, shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Manchester United është duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier, vetë gjatë pjesës së parë të takimit, shkruan Gazeta Enigma.

Vetëm në 45 minutat e parë, The Reds i shënuan plotë katër gola Djajve të Kuq dhe atë në Old Trafford.

Por, një veprim skandaloz ndodhi në minutën e 45+3, kur Cristiano Ronaldon e lëshuan nervat.

Derisa ishte në një duel me anëtarin e Liverpoolit, Curtis Jones, portugezi filloi ta shqelmonte kundërshtarin.

Duke mos arritur t’i hiqte topin nga këmbët, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shqelmoi lojtarin e talentuar të Liverpoolit!

Për këtë veprim, gjyqtari vendoi ta ndëshkonte Ronaldon vetëm me karton të verdhë, edhe pse më shumë ishte për atë të kuq.

Related Articles