Me 10 vjet burgim është dënuar një gjermane për vrasjen e një vajze jezide, raporton BBC. Jennifer Wenisch ishte bërë pjesë e grupit islamik ISIS, derisa të miturën thuhet se e mbante si skllave me bashkëshortin e saj.
Ajo u dënua si bashkëpunëtore në krim, pasi e mbështeti bashkëshortin ta linte pesëvjeçaren të vdiste nga etja, e lidhur me zinxhirë në temperatura të larta. Ajo kishte vdekur në Falluxha të Irakut në 2015-n.
Bashkëshorti i Wenisch, një irakian pjesëtar i ISIS-it është duke u gjykuar në Frankfurt.
30-vjeçarja mohoi akuzat, derisa nga avokatët u tha se nuk dihet me siguri nëse vajza ka vdekur.
Vendimi për bashkëshortin, Taha al-Jumailly, pritet muajin e ardhshëm. /Gazeta Enigma.