Vendos Supremja, a do të shkoj Hani i Elezit në rivotim

Vendos Supremja, a do të shkoj Hani i Elezit në rivotim

Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, Supremja ka anuluar vendimin e PZAP-së që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ANULOHET vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, dhe çështja i kthehet PZAP-it, në rivendosje”, thuhet në vendim.

Vendimi dhe arsyetimi i plotë i Supremes:

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS- në kolegjin e përbërë nga gjyqtarët: Fejzullah Rexhepi,

kryetar, Muhamet Rexha dhe Beshir Islami, anëtarë, në çështjen juridike të parashtruesit të ankesës të kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, të paraqitur kundër Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të presionit ndaj votuesve, për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të datës 17 tetor 2021, duke vendosur sipas ankesës së ushtruar nga Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes të autorizuarit të tij Faton Fetahu avokat në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (në tekstin në vazhdim shkurt PZAP) Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë

23.10.2021, morri këtë:

A K T V E N D I M

APROVOHET si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ANULOHET vendimi i Panelit

Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, dhe çështja i kthehet PZAP-it, në rivendosje.

2

A r s y e t i m i

Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) Anr.693/2021, të datës

21.10.2021, në pikën një të dispozitivit është vendosur të pranohet e bazuar ankesa Rufki Sumës,

kandidat i pavarur për kryetar të Komunës në Han të Elezit, e cila mban shenjën A.nr. 693/2021 e

datës 18.10.2021, anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për

kryetar Komunës, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe

organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve. Në pikën dy të dispozitivit është

urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, ta përsërisë votimin vetëm

për Kryetar të Komunës në Qendrat e Votimit (QV) Nr. 33010, 3302d, 3303d dhe 3304d, të gjitha

në Komunën e Hanit të Elezit.

Kundër këtij vendimi ankesë në Gjykatën Supreme ka parashtruar Mehmet Ballazhi, kandidat për

kryetar të Komunës së Hanit të Elezit i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK),

përmes të autorizuarit të tij Faton Fetahu avokat në Prishtinë, më datë 22.10.2021, me të cilën

konteston ligjshmërinë e këtij vendimi, duke propozuar që ankesa të pranohet, dhe Gjykata

Supreme të anuloi vendimin e lartpërmendur të PZAP-it.

Në përgjigje të ankesës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, qëndroi në konstatimet e

paraqitura në vendimin e vet, dhe propozoi që ankesa të refuzohet.

Po ashtu Gjykatës Supreme më datë 22.10.2021, me një parashtresë i është drejtuar edhe Rufki

Suma kandidat i pavarur, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i cili ka kërkuar të refuzohet

ankesa e parashtruar nga Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit i

subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe vendimi i PZAP-it, të mbetet në fuqi.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar, pretendimeve ankimore dhe

atyre në përgjigje në ankesë, shqyrtoi shkresat e tjera të lëndës, gjeti se:

Ankesa është e bazuar.

3

Nga shkresat e lëndës rezulton se kandidati i pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit

të Elezit, ka paraqitur ankesë kundër Subjektit Politik Partia Demokratik e Kosovës, për shkak të

presionit ndaj votuesve, për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të datës 17 tetor 2021.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me vendimin Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, ka

vendosur të aprovohet si e bazuar ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës në Han të Elezit,

Rufki Suma, kandidat i pavarur, e cila mban shenjën A.nr. 693/2021 e datës 18.10.2021, dhe është

anuluar Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar të Komunës,

për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim

të përfitimit të mbështetjes së votuesve. Si dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

(KQZ), me seli në Prishtinë, ta përsërisë votimin vetëm për Kryetar të Komunës në Qendrat e

Votimit (QV) Nr. 33010, 3302d, 3303d dhe 3304d, të gjitha në Komunën e Hanit të Elezit.

Në arsyetimin e tij PZAP, thekson se pasi shqyrtoi shkresat e lëndës, pretendimet ankimore u

vërtetua se në ditën e votimit në qendrat e votimit të cekura në ankesë ka pasur presion ndaj

votuesve, e po ashtu ka pasur organizim për të votuar dhe blerje të votës për të votuar Subjektin

politik Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kandidatin Mehmet Ballazhi, Paneli gjeti se

këto pretendime janë të besueshme dhe të qëndrueshme, pasi nga provat e dorëzuara vërtetohet

qartë se ka pasur organizim dhe shpërblim për të votuar kandidatin e Partisë Demokratike të

Kosovës, gjë që kjo vërtetohet nga mesazhet e dorëzuara si provë, ku në njërin mesazh përmendet

organizimi dhe shpërblimi, ndërsa në tjetrën fotografimi i votës si përgjigje në raport me kërkesën

dhe përmbushjen e obligimit në shenjë respekti.

Në këtë rast PZAP, vlerëson se vetë fakti i mënyrës së organizimit të votimit, presionit dhe

përmendja e shpërblimit qoftë ky shpërblim në emër të organizimit apo blerjes, mesazhi me

konfirmimin e votës për kandidatin fitues atë të Partisë Demokratike të Kosovës, rezulton se ka

pas ndikim në procesin e votimit dhe mund këtë ndikim në rezultatin përfundimtar. Në Komunën

e Hanit të Elezit deri me tani numri i votave të vlefshme është 4,874, ndërsa këtu kandidati i PDKsë ka fituar me 50,98 %, ankuesi me 42,47% ndërsa kandidati i tretë me 6,54 %, pra diferenca në

përqindje në mes të kandidatit fitues dhe dy kandidatëve tjerë (ankuesit dhe kandidatit të tretë)

është 1,97 % e që nëse përkthehet me vota nënkuptohet 96 vota, ndërsa nëse zbërthehet edhe më

tutje, vota të mjaftueshme në përqindje për t’i ikur balotazhit diferenca është në 0,985 %, ndërsa

në vota është 48 vota. Një diferencë e tillë e votave në raport me kandidatin fitues duke marrë për

4

bazë provat që dëshmojnë organizimin dhe mënyrën e organizimit, presionit dhe përmendja e

shpërblimit qoftë ky shpërblim në emër të organizimit apo blerjes, mesazhi me konfirmimin e

votës për kandidatin fitues si dhe rrethanat tjera, është bazë e mjaftueshme për të përsëritur

votimin, pasi çdo vendimmarrje ndryshe nënkupton shtrembërim të vullnetit të votuesve, dhe

mungesë e legjitimitetit, ndërsa në instancë të fundit cenim dhe minim të integriteti zgjedhor.

PZAP-i, vendimin e tij e ka mbështetur në bazë të dispozitave, të neneve 115 paragrafi 1, 117 dhe

118 paragrafi 1, dhe 120 të LZP-së.

Në një gjendje të tillë faktike, Gjykata Supreme e Kosovës nuk mund të pranojë si të bazuar

qëndrimin juridik të PZAP-it, si në vendimin e ankimuar, për faktin se PZAP, ka dështuar të japë

arsye për vendosjen si në dispozitivin e aktvendimit të atakuar me ankesë.

Është fakt se në bazë të dispozitës së nenit 120 par.1 pika b), i LZP-së, përcaktohet se: “Para

certifikimit të rezultateve zgjedhore është në kompetencë të PZAP-it, në raste të jashtëzakonshme

të anulojë rezultatet në një vendvotim apo qendër votimi, dhe ta urdhërojë KQZ-në, të përsërisë

votimin në një qendër votimi apo vendvotim, nëse konsideron se ka ndikim në rezultatet finale”,

por kjo dispozitë mund të aplikohet vetëm nëse plotësohet kushti i përcaktuar me nenin 117 par.3,

të LZP-së, ku thuhet se: “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i, mbështetët në dëshmi të

qarta dhe bindëse”, në rastin konkret nga arsyet e dhëna si në vendimin e atakuar nuk mund të

arrijmë në përfundimin se vendosja si në dispozitiv që të anulohen procesi i votimit dhe të përsëritet

procesi i votimit për Kryetar të Komunës në katër Qendrat e Votimit (QV) Nr. 33010, 3302d,

3303d dhe 3304d, Komuna e Hanit të Elezit, është rezultat i të provuarit përmes dëshmive të qarta

dhe bindëse.

Related Articles