Plagosja në Ulpianë: I dyshuari arratiset, viktima lirohet sonte nga spitali

Të hënën rreth orës 22:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Merret vesh se personi i plagosur është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari është arratisur.

Mjeku kujdestar në QKUK i ka thënë Klan Kosovës se personi i plagosur është i moshës rreth 30 vjeçare, me plagë në këmbë ndërsa pas tretmanëve ai pritet të lirohet në shtëpi.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles