Në QNR po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
KQZ ka publikuar rezultatet e këtyre votave për kandidatët për kryetar të komunës së Kaçanikut.
Besim Ilazi nga PDK-ja ka marrë më së shumti vota 107, pasuar nga Jeton Raka i VV-së me 81.
Kaçaniku do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor.
Për të parin e kësaj komune do të garojnë Besim Ilazi dhe Jeton Raka, pasi në raundin e parë asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme.
Kryetar i komunës në raundin e dytë shpallet kandidati që merr më së shumti vota.
Këtu mund të shihni edhe vototat për kuvend komunal që morën subjektet. /Gazeta “Enigma”/