Azemi: Punëtorët teknik në spitale e QMF paralajmërojnë grevë, i japin afat Qeverisë deri në fundjavë

Azemi: Punëtorët teknik në spitale e QMF paralajmërojnë grevë, i japin afat Qeverisë deri në fundjavë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka paralajmëruar grevë nëse nuk do të dalin shtesa e raundit të dytë prej 100 euro për punëtorët teknik në spitale, qendra të Mjekësisë familjare (QMF). Afati tre ditor është i fundit që Sindikata e Sektorit Privat i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për këto pagesa të premtuara.

Azemi tha se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga neglizhenca e punëtorëve të ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka thënë se brenda tre ditëve pritet të dalin mjetet për punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve.

“Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 18 shkurt të gjithë punëtorët teknik në spitale, ambulanta të Qendrave të Mjekësisë Familjare duhet t’i marrin së paku dy stimulime me nga 100 euro deri në raundin e parë e kemi marr me kohë, në raundin e dytë është dashtë që me pagën e marsit të jetë edhe pjesa tjetër”.

“…në listat i kemi dorëzuar me 22 mars dhe kemi prit që deri me 4 ose 5 të këtij muaji duhet me dalë, megjithatë ne kemi komunikuar me ministrin e Shëndetësisë dhe ata thonë se kanë pasur disa telashe rreth përpilimit të listave the janë deklaruar brenda dy ditëve mjetet që do të dalin tek punëtorët”.

“Megjithatë ne i kemi dhënë afat pa të drejtë dhe edhe kjo javë do të shkojë kështu, por nëse nuk janë parë e tyre në këtë javë atëherë ne i kemi njoftuar ministrin e Shëndetësisë nga java tjetër nuk do të punojmë përderisa mjetet nuk janë, dhe nuk ka pengesë ligjore por krejt kjo ka ardhur nga neglizhenca e punëtorëve të Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Ne me e-mail e kemi njoftuar ministrin, reagim nuk na ka kthyer por ne kemi komunikuar me MSh-në  dhe na është thënë se gjithçka është në rregull, shpresojmë që maksimumi dy ditë do të vonohen pagat”, tha Azemi për EO.

Se a është dakorduar me punëtorët teknik për futjen në grevë, Azemi tha se në disa raste vendos vetë.

“Unë kam kompetencë që për disa gjëra të vendosi edhe vetë, por megjithatë edhe ne duhet të kalojmë në disa faza të dialogimit, por meqë kemi pritur kaq shumë mendoj që duhet të presim edhe dy ditë, sepse për tu futur në grevë kemi kohë dhe jemi të gatshëm që nga java e ardhshme”.

Related Articles