Pjesëtarë të shumtë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës janë vendosur sonte te shtëpia e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Kjo është bërë në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për Kurtin, pasi që ky i njëjti është kërcënuar.
Kjo madje është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.
Pavarësisht kësaj, nga Policia e Kosovës kanë vendosur të mos deklarohen lidhur me këtë çështje. /Gazeta “Enigma”/