Vushtrriasi gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Vushtrriasi gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në orët e pasdites në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles