Arrestohen 8 të rinj në Ferizaj, u zunë duke luajtur bixhoz

Arrestohen 8 të rinj në Ferizaj, u zunë duke luajtur bixhoz

Këtë të diel rreth orës 01:05, Policia e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjore, duke luajtur bixhoz, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë persona duke luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 qipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e perdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskuar”, njofton policia.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar , meshkuj , kosovarë me inicialet (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar,M.R 51 vjecar,R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Enigma/

Related Articles