Kryetari aktual i Gjilani, Lutfi Haziri, në një konferencë të jashtëzakonshme, përball një kafiterie që u mbyll të shtunën mbrëma për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID, deklaroi se veprime të tilla po bëhen në formë presioni dhe pa koordinim me Komunën, raporton Gazeta “Enigma”.
“Mbyllja e kafiterive për shkak të mos respektimit të masave, është ndërhyrje në punët e komunës, sepse unë udhëheqi me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan, është Komiteti i Emergjencave, dhe Inspeksioni komunal që është autoriteti kryesor më i lartë komunal që merret me ndalimin dhe hapjen e aktiviteteve”, ka thënë ai në një konferencë për media të dielën.
I pari i Komunës së Gjilanit, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit doli personi i dytë më i votuar, deklaroi se gjendja me bizneset do të normalizohet së shpejti.
“Në afat sa më të shkurtër ne do të lejojmë që veprimtarit dhe aktivitetet të normalizohen në Gjilan dhe bëjë thirrje që Task forca të mos ndërhyrje pa koordinim me ne si Komunë në këto veprime”, tha tutje ai /Gazeta Enigma.