Dega e AAK-së në Gjilan ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës ta mbështesin kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri.
Në vendimi thuhet se nga data 30 nëntor, Lutfi Haziri është kandidat edhe i AAK-së.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në raundin e dytë për komunat të cilat janë në balotazh do të mbahen më 14 nëntor.
Pas numërimit të të gjitha votave të raundit të parë, Alban Hyseni nga radhët e VV-së është i pari me 44.43% të votave, i ndjekur nga Lutfi Haziri i LDK-së me 43,81%.
Në vendin e tretë është Leonora Morina Bunjaku e PDK-së me 8.24%,kurse në vendin e katërt renditet Nazim Gagica i AAK-së me 2.45%. /Gazeta “Enigma”/