Tajlanda rihap dyert për turistët e vaksinuar kundër COVID-19, pas 18 muajsh kufizime

Tajlanda rihap dyert për turistët e vaksinuar kundër COVID-19, pas 18 muajsh kufizime

Tajlanda ka rihapur dyert për qytetarët e më shumë se 60 vendeve pas 18 muajsh kufizime kundër COVID-19.

Autoritetet deklaruar se turistët e vaksinuar do të përjashtohen nga karantina. Nga kjo e hëne vendi ka hapur dyert në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarbanbhumi dhe terminali ndërkombëtar në Phuket.

Pritet që numri i turistëve të arrijnë në 30 mijë, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa bëhet me dije se 42% e popullsisë në Tajlandë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani Tajlanda ka regjistruar 1, 92 milion raste dhe 19, 260 viktima. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles