Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se në shtëpinë e ti, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
“DHUNIM-Skenderaj 01.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia. /Gazeta “Enigma”/