Ngjarje e rëndë: Trajneri i futbollit plagoset gjatë ndeshjes(VIDEO)

Ngjarje e rëndë: Trajneri i futbollit plagoset gjatë ndeshjes(VIDEO)

Një ngjarje vërtetë e rëndë është regjistruar në Argjentinë pasi një trajner futbolli është goditur me armë zjarri gjatë ndeshjes.



Ishte sfida midis Huracan las Heras dhe Ferro që regjistroi këtë precedent të rrallë në botën e futbollit.

Lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes janë larguar të tmerruar sapo kanë dëgjuar zhurmën. Një situatë aspak normale ku të pranishmit në stadium rrezikuan jetën e tyre. Ndeshja u ndërpre dhe pritet vendimi i federatës nëse do të luhet sërish.

Sipas asaj që raporton “OLE” trajneri i Ferro, Mauricio Romero mori një plagë me armë zjarri në shpatull.

Në video duken futbollistët e të dyja klubeve që largohen të frikësuar nga fusha pas plagosjes së trajnerit./Gazeta “Enigma“/

Related Articles