Komisioni i Pavarur i Mediave të martën nëpërmjet një konference për media ka prezantuar “Raportin e monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”.
Sipas të të gjeturave të KPM-së thuhet se mediet e Kosovës kanë respektuar ligjin duke u bërë konkurrente edhe me mediet e tjera të rajonit.
Në kuadër të monitorimit që ka bërë ky institucion, janë përfshirë 22 shërbime mediale të cilat në përgjithësi në mbulimin e fushatës kanë qenë objektiv dhe të paanshëm.
KPM gjatë periudhës së monitorimit nga data 16 shtator deri më 17 tetor ka pranuar gjithsej 4 ankesa dhe fokusimi i tyre ka qenë në analizën sasiore dhe cilësore ndërkaq për disa mediume janë shqiptuar edhe gjoba në të holla me vlerë nga një mijë deri në dy mijë euro. /Gazeta “Enigma”/