Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren nuk do të përkrah në balotazh asnjërin nga kandidatët që synojnë postin e të parit të Komunës. Kjo degë nëpërmjet një komunikate për media, njoftoi se nuk mbështesin kryetarin aktual Mytaher Haskukën ose Shaqir Totajn e PDK-së.
“Ne takimin qe sapo mbajtem, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjerit kandidat per kryetar te Prizrenit”, thuhet në njoftim.
“Qytetaret e Prizrenit, perfshi edhe simpatizantet e votuesit tane, do ta kene rastin ti degjojne edhe njehere programet qeverisese te dy kandidateve pergjate fushates se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshem se ku ta japin voten e tyre”.
“Ne LDK-ja e kemi mbyllur garen tone dhe do te fillojme menjehere te mirremi me veten, te bejme analizen e thelle te performances ne keto zgjedhje, e ne baze te saj do ta fillojme pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radheve tona”.
“Dalja ne votim eshte e drejte demokratike dhe ne i ftojme te gjithe qutetaret qe te shfrytezojne kete te drejte duke votuar sipas vullnetit te tyre”, përfundon komunikata.