“Ronaldo si Michael Jordan” – Trajneri i Man Unitedit e lartëson portugezin, pasi e shpëtoi nga humbja

“Ronaldo si Michael Jordan” – Trajneri i Man Unitedit e lartëson portugezin, pasi e shpëtoi nga humbja

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, u shpreh shumë i lumtur që Cristiano Ronaldo e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja përsëri, duke i shënuar dy gola në barazimin e Unitedit 2:2 me Atalantën në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ishte frymëzuesi i dy fitoreve me rikthim të Unitedit në dy ndeshjet e fundit në kupën evropiane dhe ai doli edhe një herë në skenë të martën duke i shënuar dy gola për t’ia siguruar një pikë ekipit të vet në Bergamo.

Solskjaer e zgjodhi njërin prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA-së, Michael Jordan, për ta krahasuar Ronaldon me të, megjithëse e pranoi se nuk ishte tejet i gëzuar që Ronaldo e kaloi atë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e djajve të kuq.

“Ne nuk u dorëzuam, kishim qëndrim të fortë dhe e bëmë të njëjtën gjë sikur në Old Trafford. E shënuan një gol dhe një pikë shumë të rëndësishme”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

“Ronaldo është i jashtëzakonshëm, nëse e kërkoni dikë për të rënë topi te ai në çastet e fundit, është ai. Ai është golashënuesi më i mirë i gjallë dhe është e vështirë për mua ta them këtë sepse ai sapo më kaloi mua me dy golat e tij. Tani ai e ka një gol më shumë se unë për Unitedin. Por i lumtë!” shtoi ai.

Unitedi e ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Villarrealin në Grupin F, dy pikë më shumë se Atalanta dhe katra më shumë se Young Boys. /Gazeta Enigma.

Related Articles