Një biçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes nga një veturë, sonte në fshatin Qerim të Gjakovës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Ghurkaj.
Ai bëri të ditur se shoferi, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin është dërguar në ndalim policor.
“Po, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00. Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq, vozitësi i veturës, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit, është në ndalim policor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe policia që po kryejnë hetimet”, tha Xhurkaj.
Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve të rënda, i lënduari nga Spitali i Gjakovës është transferuar për në QKUK.