Inspektorët nëpër kafiteritë e Prishtinës, kërkojnë vërtetimin e vaksinimit

Inspektorët nëpër kafiteritë e Prishtinës, kërkojnë vërtetimin e vaksinimit

Inspektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dalë për inspektim nëpër kafenetë e Prishtinës për zbatim masash anti-COVID.

Këta të fundit janë ndalur tek “Kafet e Rakisë”, të cilët iu kanë kërkuar klientëve vërtetimin e vaksinimit.

Sipas masave në fuqi, të gjithë personat që ia mësyjnë të kryejnë shërbime në gastronomi, si dhe qendra tregtare, obligohen të kenë me vete kartelën e vaksinimit.

Shërbimet gastronomike, çdoherë sipas masave në fuqi, ofrohen deri në ora 23:00, derisa muzika këtyre të fundit iu lejohet deri në ora 21:30.

Pamjet nga momenti i inspektimit:

Related Articles