Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë të premten mbledhjen e radhës nga ora 14:00, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një komunikate për media, nga ky institucion kanë njoftuar se në rend të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunës së Kllokotit.
Poashtu në këtë mbledhje dhe të shqyrtohet dhe miratohet përbërja e ekipeve mobile për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor.
Rendi i ditës:
1. Hyrje:
z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunës së Kllokotit, të mbajtura më 17 tetor 2021;
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së ekipeve mobile për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që do të mbahet më 14 nëntor 2021.
4. Të ndryshme;
/Gazeta Enigma/