Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan kanë bërë të ditur se kanë identifikuar një automjet me targa të Serbisë i dyshuar për kontrabandë, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se të enjten rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në  fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall.

“Drejtuesi i automjetit  M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës  nga Republika e  Serbisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike  ‘VAILLANT’  të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles