Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur hetime për 29 vendvotime për vjedhje të votave brenda subjekteve politike në të gjitha komunat.
Pas, përfundimit të zgjedhjeve me 17 tetor, shumica e kandidatëve për asamble komunale janë ankuar se u janë vjedhur votat nga bashkëpartiakët e tyre brenda partisë.
PZAP vetëm gjatë ditës së djeshme ka pranuar plotë 352 apele nga asamblist të partive të ndryshme.
Prej tyre 10 rezultojnë ankesa, të cilat kanë dërguar në hetim 29 vendvotime.
Kështu ka konfirmuar në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku, i cili ka treguar se këto ankesa kanë të bëjë me anëtaret e kuvendit komunal që janë ankuar se ju mungojnë votat, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Tutje, Desku tregoj se ekipet e hetuese tashme janë duke e kryer punën e tyre për të vërtetuar pretendimet e ankuesve.
“Nuk është e vërtet se janë 352 vendvotime, ne jemi duke bërë hetim në disa kuti të votimi. Janë 29 vendvotimi në të gjitha komunat që janë duke u hetuar. Ne i kemi dërguar zyrtarë tonë atje për t’i numëruar ato kuti të votimit ku pretendohet se një anëtarit i kuvendit komunal brenda subjektit politik i mungojnë votat dhe ne duhet t’i gjejmë ato vota dhe t’i barazojmë brenda subjektit jo jashtë”, ka thënë ai.
“Vetën gjatë ditës së djeshme kemi pranuar 352 apele, aty kanë qenë 10 ankesa në 29 vendvotimi të ndryshme, ne shkojmë të bëjmë hetime për të vërtetuar ato pretendime të ankueseve”, ka theksuar Desku. /Gazeta “Enigma”/