Kapen nëndetëset e ngarkuara me kokainë, kartelet e drogës mbeten pa 249 milionë dollarë

Kapen nëndetëset e ngarkuara me kokainë, kartelet e drogës mbeten pa 249 milionë dollarë

Marina Kolumbiane kapi tre nëndetëse dhe një varkë me motor dhe sekuestroi 7.41 ton kokainë në ujërat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në një deklaratë të Marinës thuhet se janë kryer katër përgjime.

“Gjithsej 7410 kilogramë kokainë, si dhe tre nëndetëse dhe një varkë me motor, u kapën në katër operacione të kryera në ujërat shtetërore dhe ndërkombëtare. Kjo i shkaktoi 249 milionë dollarë dëme organizatave që shesin drogë”, thuhet në deklaratë.

Rreth 5.5 ton kokainë u sekuestruan në dy nëndetëse pranë ishullit Malpelo në Oqeanin Paqësor. Operacioni u krye në bashkëpunim me Komandën e Përbashkët Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe u arrestuan tre shtetas të Ekuadorit dhe Kolumbisë.

Më shumë se 90 për qind e plantacioneve të kokainës në botë ndodhen në Kolumbi, Peru dhe Bolivi, duke i bërë këto vende kyçe për trafikun e drogës në nivel ndërkombëtar./Gazeta “Enigma”/

Related Articles