Kurti: Qeverive të kaluara iu pengoi pse i morëm vaksinat falë, sepse aty s’kishte mundësi me vjedh

Kurti: Qeverive të kaluara iu pengoi pse i morëm vaksinat falë, sepse aty s’kishte mundësi me vjedh

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka lavdëruar Qeverinë e tij për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kreu i ekzekutivit në të njëjtën kohë ka thumbuar ish-qeveritë e kaluara, duke thënë se ato e kritikonin pse Qeveria që drejton ai i merrte vaksinat falë, sepse aty nuk kishte mundësi për të vjedhur.

“Me 23 mars, ministri i Shëndetësisë hynë në zyrë 0 vaksina, 0 kontrata për vaksina, 0 negociata për kontrata dhe fillon prej zeros. Thoshin pse po merr veç donacion vaksina, pse s’po bleni. Sepse ne ishim duke negociuar me PFIZER-in çmimin më të lirë, për sasinë më të madhe. Ata ishin mësu me ble, ju vijke keq kur po na jepshin fal. Se, këqyre… për qeveritë e tjera kjo me ta dhanë falë e ka një të keqe, sepse s’un vjedh”, ka deklaruar Kurti në gjatë një tubimi në Kaçanik.

Ai ka thënë se sot 55% e popullësisë kanë marrë dy doza të vaksinës.

“Sot, kemi arrit mi administru 1.6 milionë vaksina, për popullsinë mbi 16 vjecare, 55% me dy doza, 64% së paku 1 dozë”, ka thënë Kurti. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles