Dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të realizojnë aktivitete në Zvicër përgjatë së shtunës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur faqja e LVV-së për Zvicër në ‘Facebook’.
Sipas njoftimit, kandidatja e VV-së për Gjakovën, Mimoza Kusari-Lila, do të mbajë aktivitet nga ora 11:00 në Aargau të Zvicrës, derisa Alban Hyseni për Gjilanin do shkojë në Gjenevë nga ora 18:30.
Këta dy të fundit nuk kanë njoftuar në llogartë e tyre për aktivitetet e paralajmëruara.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëatdhetarë!
Aktivitete në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër.
Ora 11:00 në Aargau
Deputetja dhe kryetarja në ardhje e Gjakovës
Mimoza Kusari Lila
Ora 18:30 në Gjenevë
Deputeti dhe kryetari në ardhje i Gjilanit
Alban Hyseni
Me pak vonesë, në takimin në Aargau do na bashkohet edhe Alban Hyseni!
Mirësevini! /Gazeta Enigma/