Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shantazhuar të dashurën.
Rastyi ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas viktimës, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit, me mjet të mprejtë. Për këtë, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon mobil, për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pejë, 07.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje. Sipas viktimës i dyshuari me një mjet të mprehtë , asaj i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia./Gazeta Enigma/