Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për asamble në komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili edhe ka bërë ankesën.

Ai ka publikuar edhe dokumentin e PZAP-së, në të cilin thuhet se është pranuar e bazuar ankesa e Xhevdet Malokut nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilit i janë bashkangjitur edhe 119 kandidatë nga LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, PP, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

Related Articles