Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar përsëriti angazhimin e SHBA për respektimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe Dejtonit.
Këtë zyrtari i lartë amerikan e tha gjatë një takimi që pati të hënën me kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit të Federatës së Bosnjës, Tomislav Martinoviq dhe Mirsad Zaimoviq.
Në deklaratë të parlamentit boshnjak thuhet se në takim u diskutua për situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, krizën aktuale politike dhe forcimin e institucioneve si një parakusht i rëndësishëm për përshpejtimin e përparimit ekonomik dhe integrimit në BE.
Me këtë rast, Escobar ritheksoi nevojën e dialogut si mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura politike./Gazeta Enigma/