Sejdiu: Nëse MSH-ja merr përsipër shqyrtimin e pagesave të mjekëve ne e tërheqim padinë

Sejdiu: Nëse MSH-ja merr përsipër shqyrtimin e pagesave të mjekëve ne e tërheqim padinë

Oda e Mjekëve të Kosovës në mars kishte paditur ministrinë e Shëndetësisë për mospagesën e shtesave për mbi 400 mjekë, por gjatë së martës u raportua se ishte paditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka sqaruar se  është keqinterpretuar deklarata e tyre dhe se padia është ngritur gjatë kohës së ish-ministrit të ministrit Armend Zemaj.

“Nuk është dezinformat, por është keqinterpretim i qëndrimit tonë dhe deklaratës tonë, sepse është shumë e vërtet që me 3 mars neve i kemi bërë padi ministrisë së Shëndetësisë për mospagesën e shtesave për Covid për mbi 400 mjekë duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe kjo nuk ka të bëjë me Arben Vitinë, por e vërteta është se për muaj të tërë duke filluar prej janarit ne në vazhdimësi ju kemi drejtuar ish-ministrit Zemaj që çështja e pagesave të mjekëve që punojnë bazuar në vendimin e qeverisë të bëhet në rregull dhe të paguhen borxhet që i kanë një numër i mjekëve”, tha Sejdiu.

Sejdiu, tha se edhe pas padisë nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ish-ministri Zemaj, derisa tha se me ardhjen e ministrit Vitia kanë kërkuar që të shikohet mundësia që pagesat të verifikohen dhe të bëhen konform vendimit të Qeverisë.

Ai ka shtuar se në rast MSh-ja merr përsipër shqyrtimin e pagesave atëherë Oda e Mjekëve do ta tërheq padinë.

Related Articles