Juventusi nuk ka arritur t’i zëvendësojë golat e Ronaldos dhe momentalisht e ka rekordin më të keq nga 10 ekipet e para në Serie A.
Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje me Bianconerët, duke ndihmuar klubin të fitojë dy Scudetti dhe një Coppa Italia gjatë tre viteve të tij në Allianz Stadium.
Por superylli portugez u largua nga klubi në gusht dhe bardhezinjtë nuk arritën kurrë t’i zëvendësonin golat e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Dusan Vlahovic është lidhur me një lëvizje te bardhezinjtë në javët e fundit dhe serbi mund të jetë një zgjidhje për problemin e dukshëm në Juve këtë sezon.
Juventus ndodhet në vendin e tetë në tabelë dhe rekordi para portës është problemi kryesor, me 16 gola të shënuar në 12 ndeshjet e para.
Interi është skuadra që ka shënuar më shumë në ligë me 29 gola nga të njëjtat ndeshje të luajtura.
Bianconerët kanë rekordin më të keq në mesin e 10 klubeve më të mira të Serie A, të barabartë me Fiorentinën për pikë dhe gola të shënuar.
Hellas Verona ka shënuar 25 gola dhe është në vendin e 10-të, ndërsa Bologna në vendin e nëntë ka shënuar 19 gola deri më tani.
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, kryeson në betejën e Capocannoniere me 10 gola deri më tani këtë sezon, një më shumë se Giovanni Simeone dhe dy mbi sulmuesin e Fiorentinës, Vlahovic.
Immobile ka shënuar më shumë gola se Paulo Dybala, Moise Kean, Federico Chiesa dhe Alvaro Morata së bashku.
Dybala ka shënuar tre gola në ligë, me Kean, Chiesa dhe Morata, të gjithë nga dy deri më tani në sezonin 2021-22.