Ua mori 7500 euro pesë grave me premtimin se do t’ua rregullonte vizën, arrestohet mitrovicasja

Ua mori 7500 euro pesë grave me premtimin se do t’ua rregullonte vizën, arrestohet mitrovicasja

Një grua në Mitrovicë është arrestuar të hënën nën dyshimin se ka kryer veprën e mashtrimit.

Sipas raportit policor, ajo dyshohet se u ka premtuar pesë grave se do t’ua rregullonte vizën e punës për në shtetin e Suedisë. Për ta kryer këtë punë kishte marrë 7500 euro, thuhet në raport.

Gratë që ia kishin dhënë paratë janë ankuar për mashtrim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta “Enigma”/

Related Articles