Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë që Daut Haradinaj nuk ka marrë ende asnjë ofertë për të bashkëpunuar me Arben Vitinë e VV-së ose Përparim Ramën e LDK-së, në balotazh në Prishtinë.
Tahiri në emisionin “Frontal”, në T7 ka pohuar se këto parti po duan që të marrin vota pa bërë marrëveshje koalicioni.
“Dauti po thotë jo, Aleanca po thotë jo. Këta janë disa njerëz që kanë qef diqysh kishe spo bëjmë koalicione, kishe po ta marr diqysh votën. S’bëhet kështu. Njerëzit që janë politik, ne kemi strukturë, ne i kemi 8 mijë vota në Prishtinë , mbi 3 mijë vota janë në Podujevë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri e pranoi se AAK-ja ka bërë gabime që i kanë kushtuar në votë. Por, ai tha se asnjëra nga partitë në vend nuk kanë bërë më shumë punë se AAK-ja.
“Këtu në Prishtinë mundohen me na qitë diqysh neve edhe PDK-në, por gjë ma të mirë se na nuk janë. Çdo parti njësojë e ki. Tjetër sen është që neve do gabime të vogla që i kemi vërë na i kanë mbulu punët e mëdha që i kemi bërë na. I kemi bërë disa gabime palidhje, në veçanti në këto tri katër vitet e fundit, por punë ma shumë se na kurkush s’ka kry. Kurrë në jetë. Kosova e ka ushtrinë fal Ramush Haradinajt, e ka Trepçën , e ka pavarësimin energjetik, e ka ligjin e pagave”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/.