“Nuk e kam në agjend të takohem me Grenellin”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një debat televiziv në ATV, raporton Gazeta Enigma.
Derisa u pyet se a do të takohet me Grenell, Kurti u përgjigj shkurt “Jo”.
Ndryshe, Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.
Ai dje bëri të ditur se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.